Një nga momentet që mori më shumë vëmendje në “Eurovision 2019” të mbajtur në Izrael ishte shfaqja e simboleve të Palestinës nga përfaqësuesit e Islandës në këtë festival.
Por tashmë kur kanë kaluar 4 muaj nga Festivali Europian i këngës, Unioni i Transmetimit Europian (EBU) ka marrë vendimin duke dënuar me gjobë televizionin shtetëror të Islandës.
Në momentin kur po numëroheshin pikët, grupi “Hatari” nga Islanda ngriti flamurin dhe simbole të tjera të Palestinës. Për EBU veprimi i Islandës është konsideruar si mesazh politik dhe kjo është kategorikisht e ndaluar.
Deri tani ende nuk është bërë e ditur shuma të cilën do të paguajë Islanda. (A2 Televizion)