Giorgio Armani i bëri homazh natyrës në koleksionin e ri pranverë verë 2020-të. Ngjyrat e tokës dhe printimet me lule dominuan veshjet e ikonës italiane të modës.
85-vjeçari, i pagëzuar me nofkën “Mbreti Giorgio” në vendlindjen e tij, e nisi shfaqjen në Milano me kostumet e tij karakteristike, duke prezantuar xhaketa të shkurtra me jake të rrumbullakët dhe mëngë të stilit kimono.
Në ambientin që dukej si një kopsht, modelet parakaluan me pantallona të ngushta ose të derdhura, funde me prerje e fustane të gjatë rrezatues.
Ngjyrat fillestare të tokës u çelën më pas në bojqielli, mente dhe rozë. Dominonin këpucët e sheshta, ndërsa çantat e vogla dhe të rrumbullakëta përbëheshin nga i njëjti material si veshjet.
Java e modës në Milano mbyllet të hënën në 23 shtator. (A2 Televizion)