Aktori Sid Haig ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.
Lajmin e dha sot bashkëshortja e tij, Suzie, e cila njoftoi se ai u shua ditën e shtunë.
Haig u bë i famshëm si Captain Spaulding në trilogjinë “House of 1000 Corpses” të regjisorit Rob Zombie.
Karriera e tij 50-vjeçare përfshin edhe filma si “Bone Tomahawk”, “Hatchet III” dhe “Devil in My Ride”. (A2 Televizion)