
Për herë të parë pas 5 vitesh, Kosova shënon kthim prapa në raportin e organizatës ndërkombëtare Freedom House, vendet në tranzit.
Indeksi i demokracisë në vend ka rënë nga 3.18 në 3.14. Sa i përket vendeve të tjera të rajonit, Mali i Zi dhe Serbia kanë shënuar po ashtu përkeqësim, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina rezultojnë më mirë se një vit më parë.
Në raport thuhet se përgjithësisht 2020-ta nuk ka qenë një vit i mirë për reforma. Organizata thekson se pavarësisht se në Kosovë dhe në Mal të Zi ka pasur transferime të rëndësishme të pushtetit, ende nuk është e qartë nëse ndryshimet do të ndikojnë në përmirësim të institucioneve demokratike. (A2 Televizion)