Demokratët votojnë për kandidatët për zgjedhjet lokale, procesi përmes fotove

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2022, 12:13 | Politikë

Anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike prej orës 08:00 mëngjesit kanë nisur procesin e votimit në primaret për të zgjedhur kandidatët që do t’i përfaqësojnë në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm që do të mbahen në datë 14 maj.

Procesi do të zgjasë deri në orën 18:00, ndërkohë që nëse do të ketë persona ende në radhë për të votuar, ai do të vijojë deri në përfundimin e tyre.

Votimet në radhët e demokratëve po zhvillohen pothuajse në të gjitha bashkitë e vendit, përveç atyre ku kandidatë mund të jenë dhe nga anëtarët e tjerë të koalicionit.

Në fotogalerinë e mësipërme mund të shihni ecurinë e procesit të votimit, ndërkohë që pjesëmarrja në momentet e para duke e madhe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos