Mungesa e Serbisë në Samit, Rama: Vuçiç s'ka rrugë tjetër, e kundërta katastrofë për të!

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2022, 11:28 | Politikë
Mungesa e Serbisë në Samit, Rama: Vuçiç s'ka

Kryeministri Rama ka dalë mesditën e sotme në një bashkëbisedim LIVE në rrjetet sociale, teksa i është përgjigjur pyetjeve të komentuesve, por edhe të gazetarëve.

I pyetur në lidhje me mungesën e Serbisë në Samitin që do të mbahet në kryeqytetin shqiptar mes Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, Rama tha se Aleksandër Vuçiç nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse të vijë në këtë Samit, sepse e kundërta do të ishte katastrofë jo vetëm për të, por edhe për Serbinë.

“Presidenti i Serbisë nuk ka asnjë rrugë tjetër për të mos ardhur në Samit, sepse e kundërta do të ishte katastrofë për atë vetë dhe për Serbinë.”

Kryeministri Edi Rama

Rama e konfirmon: Mungon Kryeministri spanjoll në Samit

Ndërkohë, duke folur për këtë çështje, Rama konfirmoi mungesën e Pedro Sánchez, Kryeministri i Spanjës.

“Kryeministri i Spanjës Pedri Sanchez nuk do jetë se atë ditë ka ditën e Kushtetutës dhe ka një rëndësi të madhe për spanjollët dhe për këtë arsye nuk do jetë i pranishëm, por letra e tij është jashtëzakonisht mbështetëse dhe më shumë se e mjaftueshme për pamundësinë e pjesëmarrjes. Ndërkohë që të gjithë të tjerët do të jenë të pranishëm”. (A2 Televizion)

Kryeministri Edi Rama
https://a2news.com/2022/12/01/zemerohet-vucic-nuk-do-te-shkoj-ne-samitin-be-ballkani-perendimor-ne-tirane/

A2 CNN Livestream

Latest Videos