Demokrati Raphael Warnock fiton balotazhin në Xhorxhia

Nga A2 CNN
6 Janar 2021, 08:53 | Bota
Demokrati Raphael Warnock fiton balotazhin në Xhorxhia

Ajo që pritej nga shumë amerikanë po ndodh ne Xhorxhia, një nga shtetet qe ka votuar ngahera kundër demokratëve, sot pritet të kthehet në ngjyrë blu, duke ndryshuar edhe ngjyrën e dhomës së senatit që do të ishte lajmi më i mirë për Joe Biden president.

Kur kanë mbetur edhe me pak se 3 për qind e votave pa numëruar demokrati, Raffael Warnock, është konsiderueshëm përpara, ndërsa kokë më kokë po përballen edhe Perdue dhe Ossof. Procesi po vonohet për shkak të orëve të vona në SHBA.

Warnock fitoi një nga dy votimet në Xhorxhia për Senatin, duke mundur Senatoren në largim Kelly Loeffler.

"Unë jam i nderuar për besimin që keni treguar, do të shkoj në Senat për të punuar për të gjithë qytetarët e Xhorxhias", tha ai.

Nëse fitorja e tij konfirmohej, ai do të ishte senatori i parë afro-amerikan i Xhorxhias.

Votat e panumëruara ende, i përkasin zonave që përbëhen me shumicë votuesish demokratë. Fitorja e tyre do të nënkuptonte që demokratët do të kenë në dorë Presidencën, Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve, prej 20 janarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos