Kongresi në SHBA certifikon sot votat e zgjedhjeve të 3 nëntorit, priten protesta

Nga A2 CNN
6 Janar 2021, 07:08 | Bota
Kongresi në SHBA certifikon sot votat e zgjedhjeve të 3 nëntorit,

Kongresi amerikan certifikon sot votat elektorale të zgjedhjeve të 3 nëntorit, në SHBA. Me këtë rast, janë parashikuar protesta më të mëdha se ato të muajve që lamë pas, në Uashington dhe shtetet e tjera.

Mijëra vetë, mbështetës të republikanit Trump pritet të dalin në atë që cilësohet tubimi në mbrojtje të votës për të parandaluar certifikimin e presidentit Joe Biden. Forcat e rendit parashikojnë edhe përdorimin e dhunës gjatë protestave, teksa i bënë thirrje qytetarëve të tyre të mos marrin armë me vete, pasi do të përballen me ligjin.

Në Kongres, të paktën 12 senatorë republikanë dhe rreth 140 ligjvënës nga Dhoma e Përfaqësuesve janë zotuar të votojnë kundër certifikimit të fitores së zotit Biden, duke cituar pretendimet e Presidentit Trump për mashtrime zgjedhore.

Ndërkohë, nga numërimi i votave në Xhorxhia republikanët, Kelly Loeffler dhe David Perdue, janë kokë më kokë me demokratët Raphael Warnock dhe Jon Ossoff.

Demokratët e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden, duhet të fitojnë të dyja vendet për të fituar kontrollin e plotë të Kongresit.

Partia Republikane e presidentit në largim, Donald Trump, duhet vetëm të fitojë një në mënyrë që të mbajë Senatin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos