Një aventurë e nisur në mënyrën më të keqe për djalin e vogël të ish-futbollistit dhe trajnerit, Diego Simeone, pas një dëmtimi të frikshëm që pësoi ditën e djeshme, pikërisht në debutimin e tij për Alaves.
Në një ndeshje miqësore ndaj Burgos, Giuliano Simeone është goditur rëndë nga futbollisti kundërshtar Jose Matos, i cili rrëshqiti brutalisht në këmbët e lojtarit 20-vjeçar të Alaves nga pas dhe e dëmtoi rëndë, duke i thyer këmbën.
Pamjet e transmetuara në mediat spanjolle tregonin dëmtimin e rëndë të Simeones, ndërsa lojtarët e të dyja skuadrave mbajnë duart në kokë nga ajo që shohin, por ku nuk munguan edhe përplasjet verbale mes tyre.
Ekipi mjekësor e ka ndihmuar menjëherë në fushë dhe më pas është dërguar me urgjencë me ambulancë në një spital aty pranë. Futbollisti i ri tashmë ka një operacion dhe një rikuperim të gjatë përpara, që do të thotë se sezoni me siguri ka përfunduar për të. (A2 Televizion)