
Prej orës 14:00 në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti i fazës “play-off” në Conference League.
Bazuar në ndarjen paraprake të UEFA-s, Partizani ka njohur kundërshtarët e mundshëm në aventurën europiane, gjithmonë nëse kalojnë Valmeira-n.
Si një skuadër kampione dhe e eliminuar nga Champions, rivalët e të kuqve do të vijnë pikërisht nga skuadrat që nuk arrijnë të kualifikohen në Champions ose Europa League.
Kundërshtarët e mundshëm janë humbësit e çifteve ndërmjet boshnjakëve të Zrinski me islandezët e Breidablik, Karabak nga Azerbajxhani dhe Helsinki nga Finlanda ose kazakët e Astana dhe bullgarët e Ludogorets. (A2 Televizion)