Dëmtim i frikshëm për Tonalin, dërgohet në spital

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2022, 23:21 | Futboll

Një dëmtim i frikshëm për Sandro Tonalin në ndeshjen Shqipëri-Itali. Mesfushori i miqve, në minutën e 42, ra keq pas një dyluftimi ajror, duke përplasur kokën dhe qafën në terrenin e lojës.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta dhe futbollisti i Milanit doli me barrelë.

Menjëherë, ai u dërgua në një klinikë të Tiranës për vizitat e para dhe do të vendoset nëse do të qëndrojë në kryeqytetin shqiptar apo mund të kthehet në Itali me shokët e ekipit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos