Ismajli nuk mjafton, Italia fiton 3-1 miqësoren e luksit

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2022, 22:41 | Futboll

Shqipëria humbi miqësoren e luksit ndaj Italisë me rezultatin 3-1.

Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh, me anë të një goli me kokë të Ardian Ismajlit, që përfitoi nga një goditje standarde në minutën e 16.

Barazimi i të kaltërve erdhi vetëm 4 minuta më pas, me anë të Di Lorenzos, ndërkohë që 5 minuta pas golit të barazimit, Grifo realizoi edhe golin e përmbysjes për skuadrën e drejtuar nga Roberto Mancini.

Në minutën e 64, Grifo realizoi edhe golin e tretë për Italinë, në një ndeshje ku Nedim Bajrami dhe Uzuni goditën traversën, ndërsa një goditje e Lenjanit u largua në vijën fatale nga Bonucci. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/16/rreshtimet-e-gabuara-fatale-notat-e-kombetares-ndaj-italise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos