Dëmtimet te Brazili, mësohet sa do të mungojnë Neymar e Danilo

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2022, 17:22 | Futboll
Dëmtimet te Brazili, mësohet sa do të mungojnë Neymar e

Nëntë ndërhyrjet e parregullta, të cilat janë një rekord në Kupën e Botës dhe lëndimi në kavilje kanë bërë që Neymar të humbasë dy ndeshjet e grupit në Katar 2022.

Stafi mjekësor i Brazilit konfirmoi se ylli i skuadrës pësoi ndrydhje në kaviljen e djathtë dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë kundër Zvicrës dhe Kamerunit.

Dëmtim të ngjashëm ka edhe mbrojtësi Danilo, me lojtarin e Juventusit që gjithashtu humbet ndeshjet e mbetura në fazën e grupeve. Stafi i Brazilit njoftoi se Neymar nisi fizeoterapinë dhe do të jetë në fushë nëse “selesao” do të kualifikohet në 1/8 e turneut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos