Dëmtimi i francezit, United humbet Pogba, "feston" Shqipëria

Nga A2 CNN
29 Tetor 2019, 12:29 | Futboll
Dëmtimi i francezit, United humbet Pogba, "feston"

Pol Pogba do të mungojë për të paktën një muaj për Manchester United dhe ky lajm gëzon përfaqësuesen shqiptare që do të ndeshet me Francën në datën 17 nëntor.

 Ylli i “gjelave” do të humbasë takimin me kuqezinjtë për shkak të dëmtimit në kavilje, i cili ka rezultuar më serioz nga sa dukej për mesfushorin i cili nuk është përfshirë tek ‘Djajtë e Kuq’ që pas barazimit 1 me 1 ndaj Arsenal.

“Pogba-së i duhet ende një kohë e gjatë rekuperimi”, zbuloi trajneri i United, Ole Gunar Solskjaer ndërsa u shpreh se nuk pret që francezi të rikthehet përpara muajit dhjetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos