Denaj tregon se çfarë ndodh nëse ekonomia stopohet sërish

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2020, 22:10 | Ekonomi
Denaj tregon se çfarë ndodh nëse ekonomia stopohet sërish

Ministrja e Financave, Anila Denaj, tregoi në "A2 Business Week" se kush është plani i qeverisë nëse ekonomia do të ketë një tjetër bllokim për shkak të pandemisë.

“Kriza nuk është vetëm krizë konsumi, por edhe besimi. Investimet që janë parashikuar do të kenë mundësinë që të hedhin në ekonomi likuiditet për bizneset. Ne do të ngrijmë shumë nga investimet nëse ekonomia stopohet sërish. Punët do të ndërpriten dhe do të zhvendosen në vite të tjera", tha Denaj.

Por, sipas saj, zgjidhja nuk është ndalimi i punëve: "Nëse vonojmë rrugët, vonojmë lidhjen mes qyteteve dhe zhvillimin ekonomik”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos