Goditja nga kriza, zhyten shërbimet dhe industria, shpëton ndërtimi dhe tregtia

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2020, 13:14 | Ekonomi
Goditja nga kriza, zhyten shërbimet dhe industria, shpëton

Kriza ka fundosur një pjesë të madhe të bizneseve, që kanë rezultuar me humbje të thella edhe në periudhën e verës, kur u hoqën tërësisht masat shtrënguese.

Në sektorin e shërbimeve, humbësit më të mëdhenj janë agjencitë e udhëtimit, që kanë shitur 56.9% më pak paketa dhe ture krahasuar me korrik-shtatorin 2019. Për rrjedhojë, ato janë detyruar të shkurtojnë mbi ¼ e të punësuarve.

Edhe hotelet, së bashku me bar-restorantet kanë ndjerë mungesën e turistëve të huaj, duke realizuar përkatësisht 34.4% dhe 24.9% xhiro më pak se viti i kaluar. Edhe këto biznese raportojnë shkurtimin e çerekut të stafit.
Teksa kriza është ndierë edhe në aktivitetet e tjera të shërbimeve, INSTAT raporton se kriza është kapërcyer vetëm në sektorin e tregtisë, që madje ka shënuar rritje të shitjeve me 3% kundrejt vitit të kaluar.

I paprekur nga kriza ka dalë edhe sektori i ndërtimit, që ndihmuan nga programi i rindërtimit pas tërmetit, raportoi 16.5% më shumë xhiro.

Ndërkohë, industria në total pati një rënie të aktivitetit ekonomik, me industrinë nxjerrëse si humbësin më të madh. Ndërsa, befason industria përpunuese, që për këtë periudhë shënoi një përmirësim të lehtë me gjysmë pikë përqindjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos