
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ishte përgatitur më së miri për vizitën në Turqi dhe takimin me presidentin Erdogan. Gjatë konferencës për shtyp, që pasoi takimin me homologun Cavusoglu, ministri helen ia numëroi në sy të të gjithëve shkeljet e bëra nga pala turke. Temat e diskutimit ishin pakicat kombëtare, shkeljen e territorit ajror, e drejta e zonës ekonomike ekskluzive dhe bashkëpunimi me Gylen.
"Askush nuk mund ta akuzojë Greqinë, tha Dendias e cila i është përmbajtur të gjitha marrëveshjeve dhe traktateve të mundshme. Ju keni shkelur të drejtat ajrore me 400 fluturime mbi territorin e ishujve tanë, kërkoni pakicat kur traktati i Lozanës nuk e konfirmon këtë dhe ju gjithashtu e keni firmosur, flisni për kërkimet në det kur ndarja është bërë sipas BE dhe ju, nëse doni të jeni pjesë e saj, duhet ta respektoni. Ne nuk pranojmë gylenistë apo kundërshtare të qeverisjes suaj, ne plotësojmë traktatet e të drejtave të njeriut. Le të ecim përpara Mevlut", e mbyll fjalën e tij ministri grek në kulmin e debateve mes dy vendeve. (A2 Televizion)