
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, viziton sot Ankaranë pavarësisht dyshimeve të shumta në lidhje me procesin e takimeve dypalëshe për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sikurse shkruajnë mediat vendase ky është një mision i vështirë në momentin që presidenti turk Erdogan po përpiqet të shtrijë autoritetin dhe ndikimin e tij edhe në shtete të tjera.
"Do ta bëj këtë vizitë, sepse nëse presim të plotësohen kushtet, kjo nuk do të ndodhë kurrë”, tha Dendias, i pyetur nga gazetarët.
Në këto kushte Athina zyrtare i ka marrë parasysh të gjithë skenarët dhe kërkesat e Mevlut Cavusoglu që nga pretendimet turke për pakicën myslimane në Traki, mënyra se si zgjidhen myftinjtë, xhamitë në Greqi e deri te çështja e ushtarëve turq që u arratisën pas grushtit të shtetit në vitin 2016. (A2 Televizion)