
Gati 2 mijë persona kanë humbur jetën në Kosovë që prej shpërthimit të pandemisë një vit më parë. Në total numri i të prekurve është mbi 98 mijë, me rreth 13 mijë prej tyre që janë raste aktive.
345 raste pozitive u shënuan gjatë 24 orëve të fundit pas 3200 testeve të kryera, ndërsa viktimat ishin 8. Kosova, vijon të jetë e fundit në radhën e vendeve të Ballkanit sa i përket vaksinimit të popullsisë.
Me 24 mijë dozat e vaksinës së Astra Zeneca po imunizohen mjekët dhe personat mbi 85-vjeç, ndërsa siç njoftoi programi Covax i OBSH, deri në fund të qershorit pritet të mbërrijnë 100 mijë doza të vaksinës së Pfizer.
Në Maqedoninë e Veriut rastet janë në ulje, por viktimat mbeten shumë të larta. 34 persona të tjerë e humbën betejën me virusin, ndërsa infektimet e reja ishin 193. Viktimat që prej shpërthimit të pandemisë në shtetin fqinj janë 4262. (A2 Televizion)