
Shtohen infektimet dhe vdekjet ditore nga koronavirusi në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit ishin shënuar 14 vdekje ndërsa rastet e reja janë 701.
Megjithatë numri i testimeve të kryera është më i lartë krahasuar me një ditë më herët, mbi 4500. Më e rëndë situata paraqitet në Maqedoninë e Veriut ku 33 persona humben jetën në 24 orët e fundit, ndërsa numri i të infektuarve të rinj është 949.
Në raportin e Shëndetit Publik për periudhën 5-11 prill thuhet se është shënuar rritje prej 6 për qind e numrit të viktimave krahasuar me një javë më parë. (A2 Televizion)