
Incidentet në ndeshjen e humbur me Tiranën dhe braktisja e lojës janë shoqëruar me dënime për Kastriotin. Komisioni i disiplinës mori vendime për drejtuesit e lart të klubit.
Presidenti Alban Vogli është përjashtuar për 18 muaj nga aktiviteti "për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe nxitjen e braktisjes së lojës".
Për nxitjen e braktisjes së ndeshjes përjashtohet me 12 muaj edhe Administratori i Kastriotit, Gazmend Vogli, ndërsa trajneri Ramadan Ndreu pezullohet për pesë ndeshje për sjellje jo sportive me kundërshtarët. Kjo bën që klubi krutan ta mbyllë sezonin pa trajner në stol, teksa 4 javët e fundit janë vendimtare në garën për mbijetesë. (A2 Televizion)