Dënimi i Tahirit, edhe prokuroria ankimon vendimin

Nga A2 CNN
4 Tetor 2019, 09:46 | Kronikë
Dënimi i Tahirit, edhe prokuroria ankimon vendimin

Prokuroria për Krime të Rënda ka bërë ankimim në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda kundër vendimit të gjykates për ish-ministrin Sajmir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çelën.

Një ditë më parë, Tahiri kërkoi pafajësi në Apelin e Krimeve të Rënda. Mesditën e së enjtes, avokati i Tahirit ka depozituar ankim për vendimin e Shkallës së Parë të Krimeve, që fajësoi ish-ministrin për “shpërdorim të detyrës”.

Në vendimin e shpallur në 19 shtator, Tahiri u shpall i pafajshëm për veprat penale në lidhje me trafikun e drogës, por u fajësua për “shpërdorim të detyrës”.

Dënimi i tij me 5 vjet burg u ul në 3 vjet e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar, por përfundimisht gjykata vendosi lënien e tij në shërbim prove për një periudhë 3-vjeçare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos