Dënimi për gjenocid, “kasapi i Bosnjës” apelon vendimin e gjykatës së Hagës

Nga A2 CNN
25 Gusht 2020, 15:04 | Ballkani
Dënimi për gjenocid, “kasapi i Bosnjës” apelon

Ish-komandanti serb në Bosnjë, Ratko Mlladiç, apelon dënimin e tij për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit në një gjykatë në Hagë.

Seanca dëgjimore dyditore nisi pas shumë shtyrjeve për shkak të problemeve me shëndetin të ish-ushtarakut me nofkën “kasapi i Bosnjës” dhe nga pandemia koronavirus.

 78-vjeçari drejtoi forcat serbe gjatë masakrimit të boshnjakëve myslimanë në luftën e vitit 1990. Për këtë, Mlladiç u dënua me burgim të përjetshëm në nëntor të 2017-ës.

Familjarët e viktimave të luftës në Bosnjë i kërkuan gjykatës së Hagës që të mos humbasë motivimin dhe të përmbushë misionin e saj. “Shpresojmë që Mlladiç të shpallet sërish fajtor për gjenocid”, thekson Munira Subasiç, anëtare e shoqatës “Nënat e Srebrenicës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos