
Maqedonia e Veriut raportoi 159 raste të reja me koronavirus nga 1733 testime të kryera në 24 orët e fundit si dhe 6 viktima.
Numri më i madh i të infektuarve është Shkup, Kumanovë dhe Gostivar. Sa i përket viktimave, 4 janë regjistruar në Shkup, një në Gostivar dhe një tjetër në Shtip. Që nga nisja e pandemisë në RMV raportohen 563 viktima, pjesa më e madhe e të cilëve në Shkup.
Po sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 13,458 persona të infektuar në total me koronavirus, aktivë janë ende 2,843, ndërsa 75 janë shëruar vetëm ditën e fundit. (A2 Televizion)