Dënohet me 2 vjet e 6 muaj burg ish-drejtori i burgut 313

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2021, 09:47 | Aktualitet
Dënohet me 2 vjet e 6 muaj burg ish-drejtori i burgut 313

Gjykata e Posaçme dënon me 2 vjet e 6 muaj burg Eduard Strugajn, ish-drejtorin e burgut 313. Strugaj u shpall fajtor për “korrupsion”.

Në të njëjtin vendim, gjykata dënoi me 4 vjet burg Florin Ahmetajn, ish-shefin e logjistikës në burgun 313 dhe me 3 vjet burg biznesmenin Ervin Kurtulla.

Sipas SPAK, i pandehuri Eduard Strugaj, në cilësinë e Drejtorit të Institucionit të Vuajtjes së Dënimit “Jordan Misja”, në bashkëpunim me shtetasin Florin Ahmetaj, me detyre shef i logjistikes në këtë IEVP, kanë kërkuar dhe marrë nga shtetasi I. Paço, si përfitim të parregullt një shumë prej 457 000 mijë lekë  me qëllim që ky i fundit të ushtronte aktivitetin tregtar të tregtimit të kafesë nëpërmjet makinetave të vendosura në IEVP.

Po kështu, në datën 02.04.2020 dhe 03.04.2020, të hetuarit Florin Ahmetaj dhe Eduard Strugaj kanë kërkuar dhe marrë nga shtetasi I. Paço shumën prej 100 000 lekë, shumë të cilën Ilirjani ia ka dhënë të pandehurit Ervin Kurtulla dhe ky i fundit ia ka dhënë Florinit, i cili do të ia jepte drejtorit të burgut, të pandehurit Eduard Strugaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos