
Një person ka shtënë me armë zjarri në një qendër tregtare në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar vdekjen e dy personave përpara se të vriste veten.
Sipas policisë, një burrë dhe një grua u vranë brenda makinës së tyre të parkuar përpara një Walmart dhe më pas agresori u vetëvra.
Sipas NBC, viktimat njiheshin me njëri-tjetrin. (A2 Televizion)