Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, publikoi një dokument, sipas të cilit, në Spitalin e Beratit u kërkohet mjekëve të mos japin rekomandime për analiza për pacientët që rekomandohen nga mjeku i familjes, duke i shtyrë për në muajin prill.
Vasili e cilëson këtë një veprim kriminal që cenon jetët e njerëzve, për shkak të abuzimeve që bëhen me koncesionet e laboratorëve.
“Shëndetësia shqiptare ka arritur nivel aq skandaloz, saqë lëshohen urdhra të tillë si ky që po bëj publik para jush. I drejtohet mjekëve të familjes dhe poliklinikave si dhe spitaleve ku u kërkohet të pezullojnë analizat për pacientët për pjesën e mbetur të muajit mars. Mjekëve të urgjencës u kërkohet që të triazhojnë pacientët dhe të dërgojnë për analiza vetëm pacientët në gjendje të rëndë! Për pacientët e shtruar në spital urdhëri kërkon që "të kufizohen ekzaminimet laboratorike të panevojshme", shprehet Vasili. (A2 Televizion)
