
Me mijëra qytetarë janë duke mbajtur protestën e tetë në Tiranë para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve, por kryeministri ka shkuar në Durrës.
Rama ka zhvilluar një takim me fermerët e Katundit të Ri në qytetin bregdetar, nga ku u shpreh se taksat e naftës nuk do të hiqen, por theksoi se do të ndihmohen shtresat në nevojë.
Kryeministri tha se të gjithë ata që lëvizin më shumë me makinë do të paguajnë më shumë dhe këtu përfshiu edhe veten e tij. “Edhe për ne, buxheti i shtetit do të paguajë vetëm 50% të naftës, tjetrën do ta paguajmë vet. Ose do të kursejmë ose unë që nuk më rrihet pa shkuar andej-këtej, do ta paguaj nga xhepi. Lufta nuk sjell të mira, por i sjell të gjitha këto”, tha Rama. (A2 Televizion)