
Nga Kolonjë, Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, foli për gazetarët për integrimin, rritjen e çmimeve si dhe për krizën në PD e zëvendësuesin e tij.
Sa i përket integrimit, Shqipëria ka bërë përparime të duhura në 24 mars 2020, kur këshilli mori vendimin e duhur të Shqipërisë.
“Vitin e shkuar në qershor ishte Këshilli që vendosi që Shqipëria kishte plotësuar çdo kusht të kërkuar, këto nuk kishin ndodhur me pare. Borell tha se është shumë e rëndësishme të çelen negociatat për Shqipërinë. Jam besimplotë se largohem në prag të çeljes se negociatave. Reforma në drejtësi ka patur ecuri, tani flasim për konsolidimin e institucioneve. E njoh gjyqësorin për shkak të punës sime dhe këto gjëra kërkojnë kohë. Vetingu do vazhdojë, dy ditë me parë një gjyqtar tjetër erdhi në gjykata kushtetuese.
Sa i përket rritjes së çmimeve, ambasadori u shpreh se kjo ka ardhur si pasojë të luftës dhe jo sanksioneve. “Jam plotësisht i vetëdijshme për rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburantit. Është e rëndësishme të mbrohen familjet në nevojë dhe bizneset e vogla. Kjo vjen në sajë të luftës dhe jo ne saje te sanksioneve. BE do jetë afër Shqipërisë, siç ka qenë dy herët e fundit në pandemi e tërmet. Ndihma do të vazhdojë në qoftë se lufta do vazhdojë”, tha Soreca (A2 Televizion)