
Kryeministri Edi Rama, pasi inspektoi çmimet në një supermarket, pa nga afër edhe çmimet në një furrë buke të Tiranës.
Rama u shpreh se në këto momente bizneset dueht të jenë solidare.
“Kjo është fazë vështirësie për të gjithë. Pavarësisht se tendenca e gabuar është se i hidhet faji prodhuesve dhe tregtarëve. Jemi me atë frymën negative antikapitaliste në këto momente. Nga ana tjetër, duhen mirëkuptuar dhe njerëzit, që kanë gjithë këtë stres. Ajo që duhet të bëjmë është që mos të lejojmë abuzimet”, tha Rama.
“Çmimet duhet të jenë të tilla që ju mos të futeni në vështirësi, por të nxirrni një minimum fitimi. Por, jo për të shfrytëzuar rastin. Ndaj kemi bërë këto borde për ushtrimet dhe karburantet. Ja, prapë është rritur karburanti në bursë. Duhet të jemi solidarë dhe mos të përfitojmë në kurriz të njerëzve, që këto i kanë bazë. Ju jeni biznes i vogël, s’keni taksa. Ne nuk duam të rrisim ngarkesë. Na dalin dhe na thonë “hiqni taksën e naftës”. Por, ju te energjia paguani njësoj. Kemi marrë përsipër që mos t’ju rrisim taksat”, shtoi kryeministri. (A2 Televizion)