
Avokatët e gylenistit Harun Çelik i kanë bërë kërkesë Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.
Ata kërkojnë informacion për procedurën e ndjekur për largimin nga Shqipëria të turkut Harun Çelik.
Avokatët kërkojnë të informohen zyrtarisht nëse është një deportim apo dëbim nga autoritetet shqiptare.
Ndërkohë, para Gjykatës së Tiranës pritet të dalë një tjetër shtetas turk, i arrestuar në të njëjtën ditë me Harun Çelik në Rinas, me një pasaportë false kanadeze, Selami Simsek. Seanca paraprake për të pritet të zhvillohet në 15 janar, nën kryesimin e gjyqtarit Ahmet Metaliaj. (A2 Televizion)