Deputetët dorëzojnë telefonat, mosbesim në Komisionin e Sigurisë

Nga A2 CNN
14 Tetor 2022, 17:27 | Aktualitet
Deputetët dorëzojnë telefonat, mosbesim në Komisionin e

Deputetët e Komisionit për Sigurinë Kombëtare vijojnë të kërkojnë arsyet se përse mbrojtja kibernetike e Shqipërisë dështoi përballë sulmit të hakerave iranian.

Institucioni i radhës për të raportuar përpara deputetëve ishte Agjencia Kombëtare për Sigurinë e Informacionit, drejtuesja e të cilit kërkoi mbylljen e dyerve për mediat, para se të tregonte të dhëna që tha se ishin sekret shtetëror.

Kjo nuk e pengoi opozitën që të tregonte me gisht fajtorin e dështimit të mbrojtjes kibernetike. “Se pavarësisht se siguria kombëtare u cenua nga hakerat iranian, hakeri më i rrezikshëm që është vazhdimisht cenues i sigurisë kombëtare është korrupsioni dhe kemi të gjitha argumentet për ta provuar dhe këtë. Pra edhe këtë radhë, ishin mangësitë e lëna në sitëm nga korrupsioni që çuan hakerat iranian në sistemin tonë”, tha Ferdinand Xhaferraj.

“Besoj se jeni deputet dhe detyrën e prokurorit lërjani të tjerëve”, reagoi Nasip Naço.

Më shumë se sa frikë nga hakërimi i të dhënave, deputetët e Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare duke se ishin mosbesues ndaj njëri-tjetrit. Për të evituar rrjedhjen e informacionit, kryetari Nasip Naço urdhëroi dorëzimin e telefonave. “Çdo gjë që është elektronike do të dorëzohet për veç atyre që janë brenda rregullave të sigurisë duke filluar nga celularët”.

Më herët, për të njëjtën çështje, në Komisionin e Sigurisë ka raportuar edhe Shërbimi Informativ Shtetëror.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos