Deputetët në Hong Kong përleshen për një ligj

Nga A2 CNN
11 Maj 2019, 17:39 | Aktualitet

Një sherr masiv shpërtheu në Këshillin Legjislativ të Hong Kongut, ndërsa ligjvënësit diskutuan për ndryshimin e një ligji, me të cilin do të lejohej ekstradimi i një personi për në Kinë. Sipas raportimeve, disa deputetë u lënduan gjatë përleshjes, njëri prej të cilëve u dërgua në spital. Kritikët besojnë se propozimi për ndryshimin e ligjit do të kufizojë liritë themelore në Hong Kong. Autoritetet e arsyetojnë të domosdoshëm këtë ndryshim për të ekstraduar një të dyshuar për vrasje në Tajvan. Një ligjvënës pro Kinës tha se kjo është një ditë e trishtueshme për Hong Kongun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos