Deputetët zviceranë kundër masave ndaj Kosovës, kritikojnë qasjen e BE

Nga A2 CNN
7 Korrik 2023, 13:51 | Kosova
Deputetët zviceranë kundër masave ndaj Kosovës,

Deputetët zviceranë dalin kundër masave të Bashkimit Evropian për Kosovën.

Në një letër të nënshkruar nga 13 parlamentarë, e cila i është dërguar Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, kritikohet qasja e BE-së ndaj tensioneve të fundit mes Prishtinës dhe Beogradit.

Është deputeti Sedrik Vermuth, i Partisë Social-Demokrate, që e publikoi letrën në Twitter. Ai thotë se në të, tërhiqet vërejtja lidhur me qëndrimin e pabalancuar të Komisionit Europian, të dërguarit të posaçëm Miroslav Lajçak dhe shefit të diplomacisë së bllokut, Josep Borrell.

Deputetët shprehen të shqetësuar lidhur me veprimet e BE në konfliktin e ndezur mes dy vendeve dhe i cilësojnë si arbitrare politikat e bllokut.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos