Deputeti shqiptar në Serbi: Synojmë 3 vende në parlament

Nga A2 CNN
1 Prill 2022, 21:16 | Ballkani
Deputeti shqiptar në Serbi: Synojmë 3 vende në parlament

Të dielën, Serbia shkon në zgjedhje të përgjithshme parlamentare. Interesi është më i madh kësaj here për të parë se çfarë do të ndodhë në parlamentin serb me emrin e Vuçiçit si i vetmi person i njohur në arenën ndërkombëtare nga ky shtet.

Kësaj radhe, interesi përveç se lidhet me shqiptarët e Luginës së Preshevës, shkon edhe te lejimi ose jo i votimit të serbëve në territorin e Kosovës. Lufta në Ukrainë do ta bëjë edhe më shumë interesante kursin që do të marrë kuvendi serb, pasi shteti atje ka qenë gjithmonë me një këmbë nga Rusia.

Për këto çështje foli në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN, i vetmi deputet shqiptar në parlamentin serb, Shuaip Kamberin, i cili përfaqëson shqiptarët e Luginës së Preshevës të bashkuar në një koalicion partish shqiptare atje.

Sa i përket pritshmërive nga zgjedhjet e së dielës, ai u shpreh: “Herën e kaluar kemi pasur 3 mandate deputetësh dhe në këtë zgjedhje, më e pakta, është të ruajmë këto 3 vende”.

Ai u shpreh se problemi i Serbisë është opozita. “Problemi i Serbisë është mungesa e një opozite cilësore. Opozita e sotme nuk ka një lider, nuk ka një plan konkret për të ardhmen. Kjo opozitë që po tenton ta rrëzojë Vuçiç, po synon ta bëjë këtë me një nacionalizëm që Vuçiç e ka përsosur”, tha Kamberi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos