Derbi i 17-vjeçarëve, Tirana shkatërron Partizanin në finalen e Kupës

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2020, 17:54 | Futboll
Derbi i 17-vjeçarëve, Tirana shkatërron Partizanin në

Tirana feston, Partizani kthehet i zhgënjyer në shtëpi. Kupa e Shqipërisë për 17-vjeçarë i takon "bardhebluve", që shkatërruan Partizanin me rezultatin e thellë 4-0.

Në pritje të supersfidës së të premtes, dy rivalët e përjetshëm zhvilluan derbin e dytë të vogël në harkun e pak ditëve. Pak orë pas ndeshjes së ekipeve B, të mbyllur në barazim, përballja e ekipeve të para të të rinjve shërbeu si nxitje për duelin e vërtetë gjatë fundjavës.

Ndonëse një përballje moshash, tensioni nuk mungoi, me debatet në tribuna, që shkëpusnin edhe vëmendjen e tifozëve nga golat.Në fund, fituese u shpall Tirana e drejtuar nga Migen Memelli. Meçulli dhe Birçaj realizuan secili nga dy gola për "bardheblutë", duke mos i dhënë mundësi rivalëve të hynin në lojë.

Tirana feston në pritje të derbit të së premtes, në stadiumin e ri kombëtar, e cila do të peshojë në garën për titull në Kategorinë Superiore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos