Volejboll, sot nis seria e finaleve derbi që mungonte prej 25 vitesh

Nga A2 CNN
14 Prill 2023, 11:52 | Sporte të tjera
Volejboll, sot nis seria e finaleve derbi që mungonte prej 25 vitesh

Nis sot seria e ndeshjeve finale për titullin kampion në volejbollin e meshkujve. Partizani dhe Tirana përballen në ndeshjen e parë finale prej orës 18:30, në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ndryshe edhe si shtëpia e “Demave të Kuq”.

Partizani luan duelin e parë si pritës në sajë të përfundimit të sezonit të rregullt në vendin e parë, gjë e cila të jep të drejtën e zhvillimit të finales së parë si skuadër pritëse. Të kuqtë e Ylli Tomorrit vijnë në këtë finale pasi eliminuan pa vështirësi në gjysmëfinale Vllazninë.

Më spektakolare dhe e komplikuar ndërkohë ishte rruga e kampionëve të Tiranës, e cila u mposht nga Erzeni në gjysmëfinalen e parë, por gjeti forca dhe përmbysi serinë e ndeshjeve duke fituar dy ndeshjet e tjera e duke u kualifikuar në finale pikërisht në Shijak, atje ku u kurorëzua kampion një vit më parë.

Pikërisht këtë titull, bardheblutë e Arben Sakos do të provojnë ta mbrojnë duke nisur nga sot, në një finale derbi, e cila i mungon rrjetës shqiptare prej më shumë se 25 vjetësh. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/11/volejboll-tirana-eliminon-erzenin-dhe-gjen-partizanin-ne-finalet-e-titullit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos