
Komisioni parlamentar i Ekonomisë i ka përcjellë seancës plenare dy kandidatura si anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Ata janë Anastas Angjeli dhe Natasha Ahmetaj. Kjo e fundit nëse votohet, do të marrë një mandat të dytë si anëtare në Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së.
Gjatë zhvillimit të mbledhjes së komisionit të Ekonomisë dhe Financave, deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu u kërkoi deputetëve që anëtarët e këshillit mbikëqyrës të kenë mbështetjen e opozitës dhe mahzorancës, për sa kohë Banka e Shqipërisë është institucion i pavarur.
Një kërkesë që është mbështetur nga deputetja socialiste Blerina Gjylameti, e cila deklaroi se për këtë çështje ka dakordësi. (A2 Televizion)