Bizneset ulin qepenat. Në 2 muajt e parë të vitit u çregjistruan 118 subjekte, shkak rritja e çmimeve

Nga A2 CNN
29 Mars 2022, 14:27 | Ekonomi
Bizneset ulin qepenat. Në 2 muajt e parë të vitit u

Bizneset po ulin qepenat për shkak të rritjes së çmimeve. Shtrenjtimi i lëndës së parë, shoqëruar me rënie të kërkesës për konsum ka bërë që vetëm në 2 muajt e parë të vitit të çregjistrohen 118 subjekte në vend.

Thënë ndryshe, çdo 24 orë, dy sipërmarrje shpallin falimentin.

Ndërkohë, Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm shprehet e zhgënjyer që këto sipërmarrje nuk u përfshinë drejtpërdrejtë në “Paketën e rezistencës”.

Përveç shtrenjtimit të lëndës së parë e uljes së kërkesës, sipërmarrjet në vend po përballen edhe me shtrenjtim të karburanteve.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos