“Dërgoi raketa në Ukrainë”, Rusia kërkon shpjegim zyrtar nga Serbia aleate

Nga A2 CNN
3 Mars 2023, 13:41 | Bota
“Dërgoi raketa në Ukrainë”, Rusia kërkon

Moska ka shprehur sot “shqetësimin e saj” pas raportimeve se aleatja e saj, Serbia ka dërguar me mijëra raketa në Ukrainë.

Sipas raportimeve të fundit, fabrika shtetërore e armëve në Serbi ka dërguar 3500 raketa në Ukrainë përmes Turqisë dhe Sllovakisë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, deklaroi se Moska po i ndjek zhvillimet me kujdes, ndërsa shtoi se mundësia e armatosjes së Ukrainës nga ana e Rusisë do të vinte seriozisht në pikëpyetje marrëdhëniet dypalëshe.

Nga ana tjetër, ministri serb i Mbrojtjes, Milos Vucevic, ka mohuar që vendi i tij të ketë dërguar raketa në Ukrainë, edhe pse shtoi se ato mund të kenë mbërritur në frontin e luftës përmes palëve të treta.

“Nëse një kompani private blen armë në tregjet e shteteve të treta dhe pastaj ua shesin kompanive të tjera në vende të tjera, ky nuk është problem i Serbisë, por është tregti ndërkombëtare.”

Kujtojmë se Serbia ka qenë një prej aleatëve më të ngushtë të Rusisë në Evropë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/03/rusia-akuzon-perendimin-lavrov-mashtruan-serbet-e-kosoves-per-formimin-e-asociacionit/
https://a2news.com/2023/03/03/me-ke-jane-serbet-me-rusine-apo-me-perendimin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos