Tension i lartë në Kishinev, parlamenti “zhduk” gjuhën moldave, e zëvendëson me atë rumune

Nga A2 CNN
3 Mars 2023, 11:58 | Bota

Situata po bëhet gjithmonë më e tensionuar në Moldavi. Vendi lindor kufitar me Ukrainën dhe me Rumaninë, nga fillimi i sulmit rus ndaj Kievit po përjeton një gjendje alarmi, me frikën që mund të jetë objektivi i radhës i Kremlinit.

Pas lajmeve të një grushti shteti të mundshëm të vendosur nga Putin dhe të organizuar nga pakica pro ruse që banon veçanërisht në rajonin e vetëshpallur si të pavarur të Transnistrias, dhe sulmit të tentuar ndaj Parlamentit të në kryeqytetin Kishinev nga qindra protestues, një tjetër lajm mund të trazojë vendin. 

Parlamenti moldav ka miratuar projektligjin për të hequr termin “gjuhë moldave” si gjuhë zyrtare nga kushtetuta, për ta zëvendësuar me termin “gjuhë rumune”.

Moldavia në pjesën e saj më të madhe e njeh veten kulturalisht dhe historikisht të lidhur me vendin e Bashkimit Europian, dhe deri në vitet e para pas rënies së komunizmit në Europën lindore  ka qenë e hapur ideja e një bashkimi me Bukureshtin, por ky është një hap i rëndësishëm drejt një rikthimi të asaj ideje, në funksion antirus.

Padyshim, vendimi do të tensionojë edhe më shumë situatën, ndërkohë që Moska, e cila ka në territorin moldav ende 2 mijë ushtarë në disa baza në afërsi të kryeqytetit “rebel” të Tiraspolit, nuk ka reaguar ende ndaj vendimit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/28/tension-ne-moldavi-proruset-tentojne-te-hyjne-ne-seline-e-qeverise/
https://a2news.com/2023/02/24/rusia-paralajmeron-nato-n-dhe-ukrainen-kujdes-me-hapat-aventureske-ne-moldavi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos