Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku disa persona të panjohur vodhën nga oborri i një kishe në Newcastle, një kryq 2 metra me Jezu Krishtin e kryqëzuar.
Sipas të dhënave kryqi prej bronzi ka një vlerë rreth 20 mijë paund dhe kjo mund të jetë arsyeja që ka çuar hajdutët të ndërmarrin një akt të tillë.
Kryqi ishte vendosur në oborrin e Kishës së Shenjtorëve në vitin 1965 dhe shërbente si vendi ku besimtarët shpërndanin hirin e të afërmve të tyre.
Policia iu bëri thirrje hajdutëve ta kthejnë kryqin e shenjtë, sepse besimtarët ndjehen shumë të zhgënjyer dhe shkatërruar nga kjo ngjarje. (A2 Televizion)