
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku dy të rinj 18-vjeçarë humbën jetën në një aksident rrugor pasi një derr i egër iu doli në mes të rrugës.
Aksidenti ndodhi në Chantada të Galicisë, ku drejtuesi i mjetit devijoi nga rruga sapo pa kafshën dhe u përplas me barrierat mbrojtëse.
Përplasja ishte tepër e fortë dhe për pasojë dy pasagjerët 18-vjeçarë ndërruan jetë në vendngjarje, teksa drejtuesi i mjetit mbeti i plagosur rëndë. (A2 Televizion)