Rihanna postoi në rrjetet sociale ditën e djeshme një foto të një vajze të vogël e cila i ngjan jashtëzakonisht shumë asaj.
“Desh më ra telefoni nga dora. Si ka mundësi?”, shkroi Rihanna në postimin që po bën xhiron e botës.
Fotoja e vajzës së vogël që quhet Ala’a ishte postuar nga nëna e saj, Bria Kay.
Sozia e Rihanna është modele e veshjeve për fëmijë, por me famën që ka fituar brenda ditës, e ka të sigurtë një të ardhme si modele edhe kur të rritet. (A2 Televizion)