Dëshira e pazakontë e kongresmenit për festa: Babagjysh më sill municione

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2021, 13:06 | Bota

Një kongresmen amerikan shkaktoi irritim në rrjet pasi vendosi të publikonte një foto për Krishtilindje, ku shfaqej duke pozuar me 7 anëtarët e familjes, të armatosur deri në dhëmbë, vetëm disa ditë pas masakrës në shkollën e Miçigan.

Në postim republikani Thomas Massie uronte Krishtlindjen për të gjithë dhe i kërkonte Babagjyshit që si dhuratë t’i sillte municione për armët e tij të shumta.

Fotoja e Massie u kritikua veçanërisht për pandjeshmërinë pas sulmit vdekjeprurës në shkollën e Miçiganit ku katër studentë u vranë dhe 7 të tjerë u plagosën, përfshirë dhe një mësues. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos