Dëshmi nga kampet naziste, fatet e shqiptarëve që i mbijetuan Mauthausenit

Nga A2 CNN
21 Janar 2022, 17:41 | Kulturë
Dëshmi nga kampet naziste, fatet e shqiptarëve që i mbijetuan

Në kampet naziste nëpër botë nuk kanë qenë të paktë edhe shqiptarët që vuanin torturat deri në vdekje.

Megjithatë, 8 prej atyre që kanë lënë dëshmi, letra, ditarë e shumë objekte nga ajo kohë janë regjistruar nga Admirina Peci si një formë për të kujtuar të shkuarën, për të mos bërë gabimet e një kohe totalitare.

Si frymëzim i këtyre dëshmive, Muzeu Historik Kombëtar ka vendosur të ekspozojë objekte dhe artefakte të mbledhura nga këto histori mbijetese.

Ekspozita vjen nën kurimin e artistit Elton Koritari që kujdeset t’i përcjellë këto histori me misionin e kujtesës.

Ekspozita nis rrugëtimin nga pasditja e së premtes, për të pritur në sallën kryesore të muzeut vizitorë të shumtë të kësaj histori për të cilën nuk është folur gjatë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos