Dështoi te Rangers, Grezda largohet nga Skocia për të nisur një aventurë të… vjetër

Nga A2 CNN
6 Janar 2020, 13:27 | Futboll
Dështoi te Rangers, Grezda largohet nga Skocia për të nisur

Eros Grezda është larguar nga Rangers për t’u rikthyer te Osijek.

Futbollisti shqiptar nuk ka luajtur me skocezët që nga prilli i vitit të kaluar, me trajnerin Steven Gerrard që e ka kritikuar disa herë në publik sjelljen e tij.

Grezda u ble nga Osijek në verën e vitit 2018 për rreth 3 milionë euro. Ai pësoi një dëmtim dhe debutoi vetëm në muajin shtator me ekipin e famshëm skocez. Gjithsej luajti 17 takime, duke shënuar vetëm dy gola.

Grezda transferohet kështu përfundimisht te Osijek, por nëse klubi kroat vendos ta shesë, Rangers do të marrë një pjesë të shumës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos