
Mesfushori i Kombëtares shqiptare të futbollit, Keidi Bare është shndërruar në një nga lojtarët kryesor te skuadra e Malaga-s, me të cilën luan edhe shqiptari tjetër Armando Sadiku, në ligën e dytë në Spanjë.
Paraqitjet e Bares nuk kanë mbetur pa rënë në sy edhe të skuadrave të tjera dhe mediat në Spanjë bëjnë të ditur se për mesfushorin shqiptar ka pasur edhe oferta konkrete.
Pak ditë më parë, ka qenë Rayo Vallecano që ka bërë një ofertë zyrtare për Baren, por shifra ishte mjaft e ulët, 500 mijë euro.
Klubi ka probleme financiare, por e ka refuzuar këtë ofertë. Bare është lojtar kyç dhe për më tepër, Malaga shpreson ta shesë me çmim më të lart, sepse interes për mesfushorin e kombëtares kanë shfaqur edhe disa klube të La Liga-s. (A2 Televizion)