
Lojtari i Kombëtares shqiptare, Eros Grezda, realizoi një lëvizje të bujshme verën e kaluar kur u transferua nga kroatët e Osijek te Rangers në Skoci.
Por aventuara e gjakovarit te skuadra e drejtuar nga Steven Gerrard mund të vlerësohet e mbyllur tashmë. I shoqëruar nga dëmtime të shumta gjatë sezonit të kaluar, sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk mundi të bindë legjendën e Liverpool për një vend në formacion.
Tashmë Grezda është me valixhet gati për t’u larguar dhe disa klube janë vënë pas tij. Për mediat në Skoci marrëveshja duket e mbyllur me skuadrën e Brest në Francë.
Ai i kushtoi Rangers 2 milionë euro verën e kaluar, ndërsa tashmë palët mësohet se kanë ranë dakord për një shumë transferimi prej 1.75 milionë paund. (A2 Televizion)