
Dështon seanca e radhës për Emiljano Shullazin dhe miqtë e tij. Shkak për shtyrjen është mosformimi i trupit gjykues, sepse Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka komanduar gjyqtarin e tretë.
Gjyqtari i tretë është dorëhequr dhe nuk ka më asnjë anëtar nga Apeli për Krime të Rënda që mund të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes.
Në sallë doli vetëm kryesuesja e seancës, Saida Dollani, dhe anëtarja Albana Boksi. Pritet që KLGJ të caktojë anëtarin e ri nga Gjykatat e tjera të Apelit.
Kjo është hera e shtatë që seanca për Shullazin shtyhet. Herën e fundit, më 8 prill, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, nuk ishte prezent i pandehuri Shullazi dhe as avokati i tij Vladimir Meçe, i cili paraqiti një raport shëndetësor. Ndërsa avokati i caktuar nga gjykata për Gilmando Danin nuk mori përsipër mbrojtjen. (A2 Televizion)